Federata Ruse e Futbollit ka dështuar ta pezullojë për momentin vendimin e FIFA dhe UEFA, të marrë për të përjashtuar kombëtaret dhe klubet ruse nga garat ndërkombëtare që ato organizojnë.
Federata tentoi që të pezullonte vendimin e marrë, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga CAS, në mënyrë që të luante kundër Polonisë në fazën play-off të “Katar 2022”
Kjo kërkesë nuk u mor parasysh dhe do të duhet që procedurat të vazhdojnë, ndërkohë që Rusia mbetet e përjashtuar nga garat ndërkombëtare të futbollit. / abcnews.al