Mjeku: Pandemia ka rritur numrin e pacientëve me tiroide, si ndikon tek shtatzania

schedule12:42 - 18 Mars, 2022

schedule 12:42 - 18 Mars, 2022

Endokrinologu Dashamir Gjergji këtë të premte ka qenë i ftuar në ABC Live ku ka dhënë detaje në lidhje me shtimin e numrit të të sëmurëve me tiroide për shkak të Covid.

Mjeku është shprehur se pandemia ka dhënë një ndikim në lidhje me përkeqësimin e sëmundjes së tiroides dhe gjithashtu për shkak të mungesës së komunikimit që pacientët mund të kenë pasur me mjekët.

Ndër të tjera ai ka theksuar se sëmundja shpesh është gjenetik,por dhe për shkak të ushqyerjes me produkte që janë pa shumë jod.

“Numri i të sëmurëve me tiroide ka pasur një rritje në periudhën e pandemisë.  Covid ka qenë një faktor ngacmueshmërie për përhapjen e sëmundjes së tiroides, dhe ka ndikuar negativisht në ecurinë e saj. Sëmundjet e tiroides janë sëmundje kronike dhe janë me kurim gjithmonë dhe për shkak të sëmundjes së Covid një gjë e tillë shpesh është lënë pas dore.

Pandemia e ka rënduar situatën e të sëmurëve me tiroiden, për shkak të lëvizjeve të pakta apo të komunikimit të pakët me mjekët dhe së treti kryerja e analizave pasi nëse nuk i zhvillon analizat ndikon për keq.

Përdorimi masiv i kordizonikëve ka sjell shtim të numrit të diabetikëve dhe te personat që vuajnë nga sëmundja e tiroides. Teorikisht ka pasur ekzagjerim në përdorim por e gjithë kjo lindi për shkak të frikës dhe panikut nga pandemia dhe përdorimi i kortozonikëve i lehtësonte goxha. Dhënia e këtyre ilaçeve duhet që të jepet nga profesionistë dhe në kohën e duhur me masën e tyre.

Sëmundja tiroide shpesh është gjenetike, ana tjetër është se sa ne jemi kujdesshëm që ta mbajmë të shëndetshme tiroiden, por pa e tepruar. Ushqimet e detit, deri diku produktet shtazore janë ushqimet më të preferuara nga gjëndra tiroide”, ka thënë  mjeku.

Endokrinologu ndër të tjera në fjalën e tij është shprehur se është për të ardhur keq sesi shumë qytetarë nuk e marrin seriozisht nëse kanë ndonjë shqetësim.

Sipas tij kontrolli i shëndetit të tiroides është shumë i rëndësishëm dhe në rastin e grave shtatzëna pasi fëmijët që lindin mund të kenë shumë probleme dhe gjithashtu mos ngjizja e një embrioni është gjithashtu shkak i tiroides.

Këto janë sëmundje që kanë pasoja fatale për organizmin.nëse ne nuk shkojmë shpejt tek mjeku ndiko në rëndimin e gjendjes së sëmundjes, ndërsa pjesa që marrim në Google ka informacion të pacertifikuar se si dhe kush e ka hedhur. Këto nuk janë për një mendje normale por në praktikën e përditshme. Zemra është shumë e lidhur me tiroiden, dhe është ajo që ka një vend të rëndësishëm në rrahjen e zemrës. Kur një person ka një nivel të lartë jodi çon në aritmi të zemrës.

Zonjat janë më të favorizuara për tu prekur nga gjendja tiroide, raporti është 5/1. Në rastin konkret për të shpjeguar më qartë kjo është një gjendër 15 gr shumë e vogël, por kur funksioni i saj prishet dhe prodhon më pak ose më shumë krijon dhe çrregullim të funksionimit të saj siç mund të kemi mungesë ose tepricë të jodit, në këtë drejtim kemi dhe shenjat dalluese dhe shenjat.

Fryrja në pjesën e përparme është strumë dhe nëse nuk ka kokrra por thjesht fryrje, kemi të bëjmë me mungesë të jodit, sa më lartë në vendet kodrinore të ngjitemi defiçiti i jodit në natyre përkthehet në vështirësi të jodit.

Çdo grua që mendon për të pasur një fëmijë e mira është q ëtë kontrollohet gjendja tiroide jo vetëm për shkak të lindshmerisë, pasi ka shumë raste kur një grua ka probleme me tiroiden ka një mundësi të pakët për të lindur. Duhet që të trajtohet  një grua e cila dëshiron që të bëhet nënë. Fëmijët që kanë probleme me jodin kanë probleme me inteligjencën e fëmijës.

Tiroidja më shpesh prek moshat e thyera por është e dallueshme dhe te moshat e reja. Kur një fëmijë apo një adult ka marrë nga prindërit pjesën e gjenomës, ky është një gen që mund të shfaqet pas 20 apo 30 vitesh. Në rast se fëmija nuk ka një lloj inteligjence është e rëndësishme që mësuesit të raportonin një gjë të tillë po ashtu dhe te gratë të cilat e kanë problem ngjisjen e një embrioni.

Kanceri i tiroides nuk është aq agresiv, tumor është në konotacionin beninj nuk është patologji e keqe por mes tyre kemi dhe ato malinje dhe janë të keqe”, është shprehur ndër të tjera mjeku.