Zgjedhjet lokale, KQZ apel partive politike: Sot afati i fundit…

schedule12:00 - 18 Mars, 2019

schedule 12:00 - 18 Mars, 2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka bërë apel partive politike që të dorëzojnë brenda ditës së sotme kandidaturat për komisionerë të nivelit të dytë. Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxha bën me dije se mosrespektimi i afateve ligjore tregon  papërgjegjshmëri nga partitë politike dhe cenon procesin zgjedhor.

“Deri tani asnjë nga paritë pulitke nuk kanë sjellë propozimit për komisionar të nivelit të dytë. Partitë të respektojmë  afatin ligjor që të depozitojnë brenda afateve emrat e kandidatëve. Mosrespektimi i afateve tregon mungesën e përgjegjshmërisë. Partitë të depozitojnë urgjent  brenda ditës së sotme. Administrata zgjedhore duhet të trajnohet për procesin zgjedhor, ndryshe cenohet procesi zgjedhor”.

Deklarata e plotë:

Data 18 Mars shënon afatin përfundimtar për depozitimin e propozimeve për KZAZ-të. Deri tani asnjë nga partitë politike që e gëzojnë këtë të drejtë, nuk ka sjellë pranë KQZ-së propozime për komisionerë të nivelit të dytë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën apel partive politike që kanë të drejtën të propozojnë anëtarë të KZAZ-ve që të respektojnë afatin ligjor për depozitimin e kandidaturave në KQZ.

KQZ këkon që partitë politike të mos neglizhojnë respektimin e afateve ligjore për paraqitjen e propozimeve për administratën zgjedhore, sikundër ka ndodhur në çdo proces zgjedhor. Mos respektimi i afatit ligjor tregon mungesë përgjegjshmërie në përmbushjen e detyrimeve që ju ngarkon Kodi Zgjedhor.

KQZ -ja është e vendosur të mos mirëkuptojë dhe as tolerojë vonesat në propozime, ndaj kërkon që partitë politike të depozitojnë urgjent propozimet e tyre për anëtarë të KZAZ-ve, brenda ditës së sotme dhe të mos bëhen shkak për cënimin e administrimit të procesit zgjedhor.

Administrata zgjedhore duhet të trajnohet dhe kualifikohet për kryerjen e detyrave. Vonesat në propozime cenojnë përgatitjen profesionale tëkomisionerëve, rrezikojnë mbarëvajtjen e procesit, dëmtojnë cilësinë e zgjedhjeve./abcnews.al