Steven Spielberg dhe bashkëshortja e tij dhurojnë 1 milion dollarë për Ukrainën

schedule22:20 - 17 Mars, 2022

schedule 22:20 - 17 Mars, 2022

Regjisori i njohur, Steven Spielberg dhe gruaja e tij Kate Capshaw, kanë dhuruar 1 milion dollarë për organizatat humanitare të Ukrainës.

Përmes filantropisë së tyre, Fondacionit Hearthland, Spielberg dhe Capshaw kanë ndarë paratë edhe për disa organizata afër Ukrainës, duke përfshirë Kryqin e Kuq Polak, Veprimi Humanitar Polak, Kuzhina Qendrore Botërore, Shoqëria e Ndihmës për Imigrantët Hebrenj dhe Fondi i Veprimit Urgjent.

Disa ditë më parë të njëjtën gjë kanë bërë edhe dy çifte të tjera hollivudiane, Ashton Kutcher e Mila Kunis dhe Ryan Reynolds e Blake Lively. Të dy këto çifte kanë dhuruar nga 1 milion dollar për t’i dalë në ndihmë Ukrainës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!