Për Angel di Maria ky mund të jetë edhe sezoni i fundit i tij si pjesë e skuadrës së PSG-së, pasi palët nuk kanë rënë dakort për rinovimin e kontratës.
Sipas RMC, drejtuesit e skuadrës pariziene kanë gati edhe zëvendësuesin e argjentinasit, ndërsa raportohet se Ousmane Dembele është i preferuari i tyre.
Sulmuesi francez i Barcelonës është në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin katalanas, me Dembele që do të largohet si lojtarë i lirë në fund të sezonit.
Duke parë një situatë të tillë te PSG e shikojnë si një opsion të duhur për skuadrën, ndërsa po sipas burimit në fjalë, drejtuesit kanë vazhduar kontaktet me agjentin e lojtarit, Moussa Sissoko, për të arritur në një marrëveshje për të siguruar edhe shërbimet e francezit. /f.a/abcnews.al