Pas deklaratës së qeverisë së Zelandës së Re se shumë shpejt do të miratohet një moratorium për armëmbajtjen, qytetarët kanë vendosur t’i dorëzojnë vullnetarisht. Ndërkohë autori i masakrës së Kristçërç ka pushuar nga puna avokatin e tij duke thënë se do të mbrohet vetë.
Kryeministrja e Zelandës së re, Jasinda Ardern, paralajmëroi se brenda dhjetë ditësh do të publikohet një reformë për shitjen e armëve. Disa qytetarë kanë vendosur të dorëzojnë vullnetarisht armët e tyre ndërkohë. Njëkohësisht në vend do të nisin hetimet dhe për shërbimin e inteligjencës. Brenton Tarant, supremacisti australian autor i masakrës së Kristçërç ku humbën jetën 50 persona, nuk rezultonte i skeduar.
Sipas policisë Tarant ka vepruar i vetëm por mund të ketë pasur dhe bashkëpunëtor. Shqetësimi qëndron në faktin se shërbimet sekrete të Zelandës së Re ishin përqendruar më shumë seç duhet tek komuniteti mysliman për të hetuar rreth planeve të mundshme për sulm
Organizatorët e panairit më të rëndësishëm të armëve në vend, në program për në 23 Mars, kanë vendosur të anulojnë manifestimin në shenjë respekti për viktimat e sulmeve në dy xhamitë.
Ndërkohë mediat vendase raportojnë se Tarant ka pushuar nga pina avokatin e tij dhe ka ndërmend të mbrohet vetë para gjykatësve. Po sipas metodave ideja është që 28-vjeçari të transformojë procesin në një mjet për propagandën supremaciste. Avokati deklaroi se Tarant ishte i kthjellët dhe i qëndrueshëm mendërisht pavarësisht bindjeve të tij ekstremiste./abcnews.al