Bayern Munich ende nuk ka rinovuar me lojtarë të rëndësishëm të skuadrës. Fokusi është te Robert Lewandowski, i cili më parë është shprehur se ende nuk ka asnjë lëvizje për të nënshkruar një marrëveshje të re.
Gjithsesi në klubin bavarez nuk e kanë me nxitim dhe se gjithçka është programuar kështu, sikurse deklaron presidenti i bavarezëve.
“Jemi të qetë dhe do të bisedojmë me ta”, shprehet Herbert Hainer, duke iu referuar Lewandowski, Neuer dhe Muller.
Më tej ai shtoi: “Ka ende kohë mjaftueshëm dhe lojtarët tanë e dinë këtë. Lewandowski e di që ne e vlerësojmë jashtëzakonisht shumë”, u shpreh presidenti i Bayern Munich për Kicker. /abcnews.al