Ishin të afërta në BB VIP, Monika konfirmon ftohjen me Arjolën: Jashtë do ta shohim se kush ka bërë lojë

schedule12:12 - 17 Mars, 2022

schedule 12:12 - 17 Mars, 2022

Monika Lubonja, në një intervistë që ka dhënë së fundmi, ka konfirmuar krisjen e miqësisë me Arjolën. Dy aktoret kishin një raport shumë të afërt me njëra-tjetrën gjatë kohës që ishin brenda shtëpisë së Big Brother VIP, por gjërat ndryshuan jashtë, gjë që u reflektua dhe në Post BB VIP.

“Kam parë ndryshim të ftohtë me Arjolën. Kafen nuk e kemi pirë ende. Por kur ta pimë do kemi shumë gjëra për t’i thënë njëra-tjetrës. Nuk jam takuar ende me Donaldin. Jam takuar me Beatrix, ishte më e qetë. Kemi qenë në ditëlindjen e Big Mamës por nuk kam pasur ndonjë takim.

Me Fifin jam takuar normal. Jashtë ne do e shohim se kush ka bërë lojë dhe kush jo.” tha Monika. Më tej, ajo komentoi dhe deklaratat e Ilirit teksa tha se nuk ka dashur t’i përgjigjet pasi sipas saj, balerini ka qenë në dëlirin e famës.

“Me Ilirin nuk kam komunikuar. Mendoj se edhe po të takohemi duhet të jemi larg Big Brother VIP. Tani që formati ka mbaruar, do doja t’u besoja disa situatave që kanë ndodhur aty. Unë ua pashë karakteret dhe mendova se do e vazhdonim jashtë shoqërinë.

Gjërat që kam dëgjuar nga Iliri në intervistat e fundit më janë dukur sikur janë thënë në dëlirin e famës. Ai e ka vlerësuar zgjuarsinë time në fillim dhe më vonë ndryshoi.”u shpreh ajo. /abcnews.al