Policia e Tiranës ka zbuluar një banesë ku gjendeshin rreth 4000 objekte, një pjesë e madhe e të cilave dyshohet të jenë objekte të trashëgimisë kulturore.
Për pasojë në prangat e policisë ka rënë një person me iniciale Artan Koçiu.
Gazetarja e abcnews.al, Xhensila Kodra raporton se objektet përfshijnë, pjesë ikonostasesh nga objekte të vjetra kulti, objekte etnografike, objekte të artit pamor, objekte kulti liturgjike, libra të vjetër, kodikë, mobilje të vjetra dhe epitaf.
Vazhdon puna me Ministrinë e Kulturës për inventarizimin e tyre dhe përcaktimin e atyre që janë pjesë e trashëgimisë kulturore dhe përcaktimin e objekteve ku janë marrë apo vjedhur si Kishat Ortodokse në Shqipëri, Greqi e Maqedoninë Veriore./abcnews.al/