Ministri polak dënon Putin për krime lufte

schedule08:40 - 17 Mars, 2022

schedule 08:40 - 17 Mars, 2022

Zëvendësministri i Jashtëm polak, Marcin Przydacz, reagoi në lidhje me bombardimin e teatrit, i cili u sulmua dje nga rusët. Në një deklaratë për BBC zyrtari tha se bombardimi i teatrit është një tjetër shenjë se forcat e Vladimir Putin po përdorin taktika më brutale.

Przydacz tha se pajtohet me karakterizimin e presidentit amerikan Joe Biden për liderin rus si “kriminel lufte”.

Lexo KËTU live zhvillimet e luftës

“Për mendimin tim plani fillestar ishte të shkatërronte infrastrukturën ushtarake,” thotë Przydacz.

“Kremlini besonte se qeveria e Ukrainës do të avullonte disi. Por nuk ndodhi kështu. Ukrainasit janë shumë të guximshëm duke mbrojtur tokën dhe vlerat e tyre, demokracinë e tyre, vendin që kanë ndërtuar, ata kanë ndërtuar për 30 vitet e fundit. Kështu që tani Putin vendosi të godasë infrastrukturën civile. Dhe çfarë është më e keqja, unë kam parë një foto që është rreth këtij teatri, atje kishte fëmijë brenda. Kjo nuk e ndaloi zotin Putin të bombardonte dhe është me të vërtetë, siç e quajti Presidenti Biden, ky është krim lufte”, tha zëvendësministri i Jashtëm polak./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!