Sardi Strugaj ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku foli për këngën e tij më të fundit “Falje vetes”. Ai nuk i shpëtoi pyetjes së moderatorit Alban Musa, se nëse është e vërtetë që kënga është një dedikim për trekëndëshin Bora-Donald-Trixa. Për këtë ai kishte një koment.
“Për herë të parë kam marrë dhe komente negative lidhur me këtë. Impakti i Big Brother ishte i jashtëzakonshëm por është gjë e mirë sepse tërheq vëmendjen.Nga ana tjetër, kjo gjë përdoret nga artistët për të marrë famë. Nuk e di nëse mund ta quaj veten të akuzuar. Disa thonë se është për Trixën.
Disa për Borën se përmendet fjala por ka pasur dhe të tjerë që e kanë lidhur me Ilirin. Por në të vërtetë kjo këngë i përshtatet Borës, Beatrixës, Donaldit, Fifit, mua dhe kujtdo që e pëlqen dhe që patjetër që i ka ndodhur një histori e ngjashme si ajo.“, tha Sardi. Por a do të hynte në Big Brother?
“Për hir të së vërtetës e pëlqej si program, e kam ndjekur dhe nuk diskutoj se presioni është shumë i madh.Kam pasur dhe miq dhe ma kanë shpjeguar. Nuk jam personi i duhur për atë format, as nuk do ta përfaqësoja veten time mirë por as nuk do t’i bëja punë formatit. Më shumë mund të dëmtoja veten.“, tha ai /abcnews.al.