Vanoli: I nderuar të drejtoj Dinamon, shkojmë në majë! Tiranën s’e kemi frikë

schedule10:33 - 16 Mars, 2022

schedule 10:33 - 16 Mars, 2022

Rodolfo Vanoli është prezantuar te Dinamo dhe ka dhënë deklaratën e parë para mediave. Italiani, i cili ka dalë kampion në Slloveni me Olimpija Ljubjana, fillimisht tha: “Jam i nderuar të drejtoj një klub me histori si Dinamo. Objektivi im i parë është derbi me Dinamon. Është e rëndësishme ta mbyllim sezonin me objektivin për të shpëtuar. Do bëjmë më të mirën për klubin”.

“Kemi folur pak me presidentin, por ajo pak na bindi që të vazhdojmë përpara. Kam folur me djemtë dhe janë të bindur se mund të bëjnë maksimumin. Kjo skuadër mund të bëjë shumë më shumë se kaq”.

“E njoh prej kohësh Dinamon, kemi miq të përbashkët me presidentin. Kam disa kohë që e ndjek Dinamon. Kush bën këtë profesion nuk duhet të ketë frikë, pasi përçon frikë edhe te të tjerët. Nuk kam ardhur sa për të kaluar. Kam besim se mund të bëjmë mirë. Gjëja që do të doja të ndryshoja janë rezultatet. Kam shumë besim. Janë 11 ndeshje, janë shumë pikë në lojë”.

“Jemi këtu për të zgjidhur problemet dhe për ta çuar klubin në maja. Do bëjmë më të mirën, që para se të shkojmë aty të shpëtojmë sezonin. Kemi 11 finale përpara dhe ky është motivimi i përditshëm për ne”.

“Kam 10 vite që trajner jashtë Italie, mendoj se do kem rrugë tjetër nga trajnerët e tjerë italianë që kanë qenë këtu. Kam luajtur edhe në Europa League dhe e njoh mentalitetin dhe atë që mund të më japë Shqipëria. Këtu është Ibraimi, i cili ishte te Maribor kur drejtoja Koper. E di çfarë kualiteti ka ai. Duhet të rikuperojmë pikët dhe më pas të vazhdojmë rritjen”.

“Jam mësuar të përballem me të tjerët. Dikur kishim kundër Maradonën e Van Basten. Çfarë do të thotë kjo, të mos dilnim në fushë. Kemi respekt për Tiranën, por jo frikë. Askush nuk humb pa luajtur”, tha Vanoli. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!