“Jam njohur me koronavirusin që në 2005”, Tritan Kalo ndan një ditë nga puna e tij, tregon “orakullin” e pandemisë

schedule08:58 - 16 Mars, 2022

schedule 08:58 - 16 Mars, 2022

Tritan Kalo ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin e mëngjesit në ABC. Ai hapi dyert e spitalit ku punon dhe ku ka kaluar dy vitet e pandemisë për një rrëfim profesionl dhe personal. Gjatë intervistës, Kalo tha se me koronavirusin është njohur që në vitin 2005 nga një studim që kishte bërë Antonio Fauci.

“Në 2005, Antonio Fauci botoi një studim lidhur me koronaviruset dhe ndikimin që ka hidroksilklorina. Thoshte që përdorimi i saj në rast pandemie do të jetë medikamenti bazë për parandalimin dhe kurimin e tij. Janë viruse që janë studiuar por mënyra se si u shfaq në jetën e njerëzve ka shumë enigma. Doli apo jo nga laboratori, u infektuan nga lakuriqët e natës.

Koronaviruset qarkullojnë që nga 1962, 4 prej tyre përbëjnë më të studiuarit. Njohim disa prej tyre dhe jo derivatet që mund të dalin. Sa i përket trajtimit, hidroksilklorina u hodh në treg por nisur nga fakti komercial, që një trajtim i një të sëmuri me këtë ilaç kushton 4 dollarë i bën pak hije ato që duan të prodhojnë medikamente për 100 dollarë në ditë. Këto protokolle mbi hidroksilklorina u hoqën nga qarkullimi.”, tha mjeku.

Mjeku tregoi gjithashtu dhe “orakullin e pandemisë” siç e ka quajtur ai, një domate që e mban në zyrë prej dy vitesh. Ai tregoi se e ka futur në një shishe qelqi ndërs shton se ka qëndruar për kaq kohë e kuqe dhe se tani është kthyer në kafe. “Domatja ka që në qershorin e 2020-ës në oborrin e spitalit të sëmundjeve infektive. Tani ka filluar të rrudhet, çka tregon se dhe pandemia ka filluar të rrudhet.”, tha Kalo. /abcnews.al