Brdaric: Ishte surprizë, çfarë u thashë te Vllaznia në takimin e fundit

schedule22:37 - 15 Mars, 2022

schedule 22:37 - 15 Mars, 2022

Vllaznia mendoi të bënte një ndryshim në stol dhe pas më shumë se një viti e gjysmë u nda me gjermanin Thomas Brdaric. Ky i fundit ka reaguar në mediat gjermane, duke deklaruar:

“Ata donin të shkonin në drejtim tjetër dhe duhet ta pranosh. Ishte një surprizë. Presidenti më tha se e ndjente se duhet të bënte një ndryshim. Sot në mëngjes u përshëndeta me futbollistët. U thashë të vazhdonin sikur të isha ende trajner. Do të jetë e vështirë, ka shumë lojtarë të dëmtuar. Pastaj u ndamë”.

“Nuk është se unë u shkarkova pas një serie humbjesh. Kemi humbur vetëm katër herë në 31 ndeshje, ndërkohë që ishim edhe në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Nëse dikush mendon të kursejë, duhet ta pranosh atë gjë”.

“Shqipëria? Njerëzit e vlerësojnë atë që kemi arritur me Vllazninë. Mësova shumë në Shqipëri se si të përballem me presionin. Kam takuar njerëz me të vërtetë të mrekullueshëm, me zemër të ngrohte. Moti atje ishte perfekt, edhe shërbimi i shkëlqyeshëm”. / abcnews.al