Këngëtarja Olta Boka ka qenë e ftuara e tretë e emisionit “Thumb” të Fatmës dhe Aulonës në ABC News. Ajo ndau me teleshikuesit karrierën, muzikën, projektin e ri si notere dhe jetën private. Duke e konsideruar veten si model për të dhënë shembullin e mirë, Olta na rrëfeu se nuk e ka lënë muzikën, por ka marrë një tjetër angazhim si asistente notere.
“Unë e konsideroj veten model dhe përpiqem të jap shembuj të mirë. Jo nuk e kam lënë muzikën, po përmbush një afat 2 vjeçar që të jem asistente notere. Do të jap provimin dhe nëse e marr quhem notere. Mundohem të jem korrekte”.
Olta hodhi poshtë zërat sa i takon thashethemeve të fundit për një zënkë mes saj dhe Kejsi Tolës.
“Jo nuk jemi zënë me Kejsin, por nuk këndojmë më te i njëjti resort, por vjen një moment që duhet të bësh ca kompromise”.
Prej vitesh tashmë Olta Boka, është në një lidhje me djalin e deputetit të LSI-së Shezai Rrokaj, Iv Rrrokaj. Olta ka preferuar të mos flasë shumë në media për marrëdhënien e tyre. E pyetur nga dy moderatoret se përse ajo ka bërë këtë zgjedhje e nuk publikon asnë foto në rrjetet e saj sociale, ajo përgjigjet:
“Mjaftohem me dy-tre informacione që më tregojnë mua të vërtetë. Një gjë më shumë askujt nuk do hynte në punë. Dua ta kem për vete. Një gjë shumë të shtrenjtë e mban për vete. Unë kam zgjedhur të jem artistja në ekran dhe jo njeriu për të bërë skoop-e. Historia ime gjithnjë do përbënte lajm. Unë jam e lirë për ta puthur atë në publik. Historia ime është zbuluar që në fillime. Në ekran jam munduar ta shmang sa më shumë këtë si temë se pastaj fillojnë bëjnë rezumenë e jetës”.
E pyetur se kur do të martohet apo nëse do të bëjë dasmë, Olta thotë që është e dyzuar për momentin për këtë temë.
“Më përpara vdisja për dasma dhe nuk e kisha menduar se nuk do doja të bëja dasëm se edhe shumë lekë. Se ta bësh si do ti kushton. Normalisht duhet, po pse ti harxhosh gjithë ato lekë. Nga ana tjetër pse nuk do më shohin mami me babin me fustan të bardhë. Për momentin jemi të dyzuar”. /abcnews.al