Protesta e opozitës, Lleshaj: Policia e Shtetit u vu në shenjestër

schedule17:30 - 16 Mars, 2019

schedule 17:30 - 16 Mars, 2019

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas protestës së opozitës, ku një grup protestuesish çanë kordonin e policisë dhe u përplasën me uniformat ble. Në Twitter, Lleshaj shkruan se Policia e Shtetit u vu në shënjestër të dhunës së verbër që mësynte ndaj Kuvendit të Shqipërisë.

“Edhe sot Policia e Shtetit u vu në shënjestër të dhunës së verbër që mësynte ndaj Kuvendit të Shqipërisë. Keqardhje për degradimin e opozitës parlamentare në gjendje parapolitike dhe respekt për përgjegjshmërinë e profesionalizimin e Policisë së Shtetit”, shkruan Lleshaj, ndërsa i shpreh policisë mirënjohje për për përgjegjshmërinë dhe profesionalizimin e treguar gjatë protestës së sotme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!