Sot është shënuar dita e 20-të e luftës Rusi-Ukrainë, me shpërthime të shumta që janë raportuar në orët e para të mëngjesit në Kiev. Ndërkohë që nga fillimi i pushtimir rus, mbi 2.8 milionë ukrainas janë larguar deri më tani, shkruan BBC
Një qendër tregtare në periferi të Krakov, Poloni, është shndërruar në një qendër të përkohshme për të mirëpritur refugjatët ukrainas. Më shumë se 1.8 milionë ukrainas kanë mbërritur në Poloni që nga fillimi i konfliktit dhe vendi po ndjen presionin për të mirëpritur edhe më shumë ukrainas që po i largohen agresionit rus.
Qendra, e cila u mbyll gjashtë muaj më parë është projektuar për të mbajtur rreth 400 njerëz fillimisht, por ata kanë kapacitet për ta zgjeruar edhe më shumë, tha Dan Johnson i BBC-së.
Deri më tani rreth 100 emigrantë janë strehuar në qendrën tregtare.
“Qëllimi ynë kryesor është të ofrojmë ndihmën më të mirë të mundshme për njerëzit që po i largohen luftës, ne po përpiqemi t’i bëjmë ata të ndihen sikur janë në shtëpi.”
/abcnews.al