Ka nisur protesta e qytetarëve kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe produkteve të shportës në vend. Qytetarët janë mbledhur këtë pasdite në sheshin para Kryeministrisë.
Kjo është dita e gjashtë e protestës së qytetarëve shqiptarë. Gjatë fundjavës ajo ishte masive, ku me mijëra u mblodhën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Sakaq, protesta janë zhvilluar edhe në disa qytetet të tjera të vendit. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar miratimin e një pakete për shtresat në nevojë, me qëllim përballimin e krizës. Ndërkohë, në të gjitha reagimet e tij, Rama e ka cilësuar si turp protestën e qytetarëve, pasi sipas tij në asnjë vend tjetër nuk po protestohet për pasojat e luftës në Ukrainë. g.v/abcnews.al

