Qytetarët e Shkodrës janë mbledhur sërish ditën ne hënë për të protestuar kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe produkteve ushqimore. Edhe në protestën e radhës qytetarët shkodranë kanë kërkuar heqjen e tvsh-së për karburantet si dhe atë të produkteve ushqimore.
Ndërkohë që nuk kanë munguar në protestë as pankartat ironizuese ku vihet në dukja disbalanca e madhe mes rritjes së çmimeve krahasuar me rritjen e rrogave dhe pensioneve në vend.
Kujtojmë që prej 6 ditësh në të gjithë vendin po protestohet, ku ditën e shtunë në kryeqytet u zhvillua dhe një protestë kombëtare.
Ndërkohë nga ana e qeverisë është ngritur një Bord për Administrimin e karburanteve, në të cilin u vendos ulja e çmimit.
Gjithashtu kreu i qeverisë Edi Rama ka theksuar se qeveria do të akordojë 3.3 miliardë lekë për tu ardhur në ndihmë familjeve në nevojë dhe biznesit të vogël. /Abcnews.al/