PSG arriti të fitonte 3-0 kundër Bordoeaux, takim i vlefshëm për javën e 28-të të Ligue 1. Një takim që vëmendjen më të madhe e morën reagimet e tifozëve ndaj lojtarëve të skuadrës.
të gjithë lojtarët e PSG-së u fishkëllyen nga tribunat ku ndodheshin tifozët e klubit parisien, pasi klubi u eliminua nga Championa League me disfatën turpëruese nga Real Madridi.
Më të urryerit nga tifozët kanë qenë Lionel Messi dhe Neymar, por trajneri Mauricio Pochettino i ka mbrojtur pas ndeshjes.
“Nuk mendoj se është e drejtë. Të gjithë e meritojmë që tifozët të jenë të mërzitur me ne, jo vetëm Neymar dhe Messi. Ata janë emra të mëdhenj të futbollit dhe madhështia e tyre duhet respektuar. Situata nuk është e mirë, por ne e kuptojmë zhgënjimin e tifozëve. Qëllimi deri në fund të sezonit është të fitojmë titullin”, ka shtuar Pochettino. /f.a/abcnews.al