A janë bashkuar? Ky detaj hedh dyshime për raportin mes Tunës dhe Patrisit

schedule13:55 - 14 Mars, 2022

schedule 13:55 - 14 Mars, 2022

Altuna Sejdiu ka zgjedhur të kalojë disa ditë relaksuese në Dubai me dy djemtë e saj. Ajo ka postuar foto nga pushimet ndërsa ka bërë me dije se nuk ka qenë vetëm. Ndonëse është spekuluar se ndodhej me Patris Berishën, këngëtarja ka preferuar të mos zbulojë asgjë.

Ka qenë vetë Patrisi që ka publikuar pak orë më parë një foto me dy djemtë në det. Se si qëndron vërtetë raporti i tyre ende nuk dihet, pasi dyshja lënë hapësirë për spekulime të ndryshme.Megjithatë, ata dhe më parë kanë lënë të kuptohet se janë rikthyer sërish bashkë.

Kujtojmë që lajmi se Tuna ishte bërë nënë për herë të dytë ishte një surprizë pasi përflitej se i kishte dhënë fund martesës me Patrisin. Pak kohë më parë, ata shtuan dyshimet për një ribashkim pasi kaluan disa ditë pushime në Turqi. Pavarësisht se çfarë shkruhet rreth tyre, kanë preferuar të mos flasin.

/abcnews.al