Tiri Gjoci ka treguar së fundmi një situatë të pakëndshme që i ka ndodhur me Albanin, vëllain e Beatrix Ramosaj. Tiri është mik i ngushtë me Donald Veshaj por gjithashtu ka një raport të mirë me Beatrixën, pasi kanë qenë bashkë në Lice. Ai ka treguar se Ramosaj e ka hequr këngëtarin nga followers-at në Instragram dhe shkak u bë një story që këngëtari Gjoci kishte postuar me Romeo Veshajn.
Mes të tjerash, ai tregoi se e mori personale por sipas tij, statusi nuk kishte të bënte me askënd. “Kam pasur një situatë jo fort të mirë me Albanin, vëllain e Trixës për shkak të shoqërisë që unë kam me çunat (Romeo dhe Donald Veshaj) dhe një postimi që unë bëra në Instagram me Romeon. Është shumë djalë i mirë, por u mërzit pak. Unë i thashë mos u mërzit.
Njerëzit duhet të kuptojnë, sidomos Albani, unë i dua të dy, si Trixën, si Donaldin. Ka gjithë të drejtën e gjithë botës të jetë vëlla protektiv. Unë bëra një story me Romeon, ishte ora 00:00 dhe shkrova “Bitch i mesnatës”. Është këngë e bërë nga Tingulli Tren dhe Alban Ramosaj. Më shkruajti dhe e mori personale, që t’i biem shkurt. Ai gjasme u zhgënjye, duke qenë se kemi shoqëri prej vitesh bashkë, nga story im.
Morali është ky, që nuk rrotullohet bota rreth askujt. Ai story nuk ka qenë për askënd, përveçse ishim dy miq në makinën time në 12 të natës dhe kjo është. Të gjithë ata që më njohin nga afër e dinë shumë mirë se sa tip jo kunjash jam, edhe ai që më ka njohur duhet ta dinte këtë gjë. Trixa nuk u mërzit aspak nga story im, u mërzit Albani.“, tha ai. /abcnews.al