Ndërsa Evropa dhe SHBA kanë shpallur sanksione të rënda kundër Rusisë, duke bojkotuar naftën dhe gazin rus, duket se Kremlini ka gjetur një blerës të ri për naftën.
BBC shkruan se India po konsideron të pranojë një ofertë ruse për të blerë naftë të papërpunuar dhe mallra të tjera me çmime të ulëta.
India, e cila importon 80% të naftës së saj, zakonisht blen rreth 2% deri në 3% të furnizimeve të saj nga Rusia, por me çmimet e naftës në rritje Reuters thotë se qeveria indiane po kërkon të ulë kostot e saj të energjisë./abcnews.al/