Protesta për çmimet i kushtoi 48 orë paraburgim inxhinierit Sheme Hamitaj. 26 vjeçari nga Ballshi thjesht protestoi para kryeministrisë në dy protestat e para. Policia i shkoi pas shpine teksa ecte në trotuar, pas tubimit.
Studenti i ekselencës, i diplomuar në Stamboll, rikthehet në vendin e tij për të dhënë kontribut. Ëndrra për një jetë më të mirë në Shqipëri iu shkërmoq shpejt.
Shpresa e vetme e shumë talenteve shqiptare mbetet emigrimi. Me lot në sy, rrëfen bisedën me shokun e ngushtë.
Pas lirisë, rikthehet sërish në sheshin e protestës, me thirrjen e zemrës që t’i bashkohen qindra të rinj. /Abcnews.al/