Shtëpitë e oligarkëve rusë të sanksionur nga Perëndimi mund të përdoren për strehimin e refugjatëve nga lufta në Ukrainë, tha një ministër i lartë i Mbretërisë së Bashkuar.
Michael Gove tha:
“Unë dua të sugjeroj një opsion që do të na lejojë të përdorim shtëpitë dhe pronat e individëve të sanksionuar, për aq kohë sa ata janë të sanksionuar, për qëllime humanitare dhe të tjera. Ne po themi, ‘Ti je i sanksionuar, po mbështet Putinin, kjo shtëpi është këtu, nuk ke të drejtë ta përdorësh apo të përfitosh prej saj… Nëse mund ta përdorim për të ndihmuar të
tjerët, le ta bëjmë këtë.’”, shkruan BBC.
Ai shtoi se qeveria dëshiron të forcojë masat aktuale që pengojnë oligarkët rusë të shesin shtëpitë e tyre në Mbretërinë e Bashkuar./abcnews.al/