Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Jo vetëm Juventusi, kampionët e Italisë piketojnë talentin shqiptar

schedule13:39 - 13 Mars, 2022

schedule 13:39 - 13 Mars, 2022

Kristjan Asllani zhvilloi një ndeshje të mitë ditën e djeshme kundër Milanit. Mesfushori i Empolit ka nisur të lakohet shumë edhe në merkato.

Më parë është përmendur Juventusi, si një nga klubet që po e vëzhgon, ndërkohë që tani shtohet në listë edhe Interi.

“Tuttosport” shkruan se kampionët në fuqi të Italisë po e vëzhgojnë me kujdes si një profil mjaft interesante për mesfushën e së ardhmes.



Asllani, pjesë e Shqipërisë U21, ka debutuar këtë sezon në Serie A dhe numëron 14 ndeshje me Empolin, 6 prej të cilave i ka nisur në formacion, veç tre dueleve në Kupën e Italisë. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!