Në ditën e 18-të të luftës në Ukrainë, sulmet janë shtuar në orët e para të mëngjesit ndërsa forcat ruse zgjerohen në perëndim. Forcat ruse janë përqendruar jashtë kryeqytetit Kiev në përgatitje për sulme të reja, pasi qytetet përballen me bombardime të pamëshirshme dhe numri i të vdekurve rritet në çdo orë.
Sirenat e sulmit ajror janë dëgjuar në disa pjesë të Ukrainës, raporton agjencia ukrainase e lajmeve Ukrinform. Sirenat u dëgjuan në Zhytomyr, në perëndim të kryeqytetit Kiev, si dhe në rajonet Ternopil, Rivne dhe Ivano-Frankivsk në perëndim. Ato ranë gjithashtu në rajonin Volyn në veriperëndim dhe Kramatorsk në Ukrainën lindore, shkruan BBC.
Të rejat e fundit këtë mëngjes:
- Forcat ruse duket se po bëjnë përparim në avancimin e tyre në Kiev
- Situata e Mariupolit është kritike, thanë zyrtarët, pasi forcat ruse shtrënguan lakun e tyre rreth portit të Detit të Zi dhe numri i të vrarëve nga bombardimet dhe një bllokadë 12-ditore afroi 1600
- Korridoret humanitare drejt qyteteve duke përfshirë Mariupolin e rrethuar po kërcënohen nga “bombardimet e vazhdueshme”, thotë ukraina.
- Lviv në perëndim të Ukrainës, i cili konsiderohej i sigurt, ka filluar të përballet me sulme ajrore nga forcat ruse
- Rusia paralajmëron se tani i konsideron dërgesat perëndimore të armëve në Ukrainë për objektiva ushtarake “legjitime”.
- Presidenti Zelensky është ende sfidues, duke thënë se vendi do t’i rezistojë provës
- Një aeroport në qytetin perëndimor të Ukrainës, Ivano-Frankivsk, është shkatërruar pothuajse plotësisht nga një sulm ajror rus
Ndiq zhvillimet minutë pas minute
17:58-Lufta në Ukrainë, ushtria ruse pretendon se ka vrarë 180 “mercenarë të huaj”
Ushtria ruse ka konfirmuar se ka kryer sulm në objektin e trajnimit Yavoriv në Ukrainën perëndimore dhe se gjatë sulmit kishte vrarë “180 mercenarë të huaj” dhe kishte shkatërruar një sasi të madhe armësh të furnizuara nga vendet e jashtme.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov, tha në një konferencë se Rusia do të vazhdojë sulmet e saj kundër luftëtarëve të huaj që bashkohen me forcat ukrainase, raportojnë mediat ruse.
Zyrtarët ukrainas më herët thanë se 35 persona u vranë dhe më shumë se 130 u plagosën në sulm.
17:43-SHBA paralajmëron Putinin: Nëse përdor armë kimike do e paguash shtrenjtë
Në fillim të kësaj jave, Rusia bëri pretendimin e pambështetur se armët biologjike po zhvilloheshin në laboratorë në Ukrainë me mbështetjen e SHBA-së.
Kjo është hedhur poshtë nga Ukraina dhe SHBA si një pretendim që synon të justifikojë përdorimin e mundshëm të Rusisë të një arme kimike kundër qyteteve në Ukrainë.
Një këshilltar për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë ka paralajmëruar Rusinë se do të paguante një “çmim të rëndë” nëse do të kryente një sulm me armë kimike.
17:07-Raporti i zyrtarit të shërbimit sekret rus: Lufta një katastrofë, do përfundojmë si Hitleri
Një analist i FSB-së, shërbimit sekret rus, shkruan në një raport mbi dyshimet e tij për pushtimin e Ukrainës të urdhëruar nga presidenti Vladimir Putin. Ky dokument është shfaqja e parë e kritikës nga brenda, duke dëshmuar më tej se Rusia nuk është një regjim monolit, dhe se aty ekzistojnë në fakt pozicione komplekse, si dhe një ndarje midis hierarkive dhe organeve të sigurisë.
16:37-Bilanci tragjik i luftës, mbi 2 mijë qytetarë nga Mariupoli kanë vdekur në 18 ditë lufte me Rusinë
Të paktën 2,187 të vrarë në Mariupol deri më tani, thonë zyrtarët lokalë Këshilli i qytetit të qytetit të Mariupolit, i rrethuar nga forcat ruse ka thënë se të paktën 2,187 banorë janë vrarë në konflikt deri më tani, që prej fillimit të luftës, raporton Reuters.
“Në (24) orët e fundit, ka pasur të paktën 22 bombardime në qytet”, thuhet në një deklaratë.
16:34-Këshilltari i Zelenskyt: Mund të arrijmë rezultate në bisedime me Rusinë gjatë ditëve të ardhshme
Këshilltari i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podoliak, tha të dielën se ai mendon se do të “arrijnë rezultate konkrete” nga bisedimet me Rusinë në ditët e ardhshme.
Në një video të postuar në Twitter, Podoliak, një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, tha se Rusia po bëhet shu
16:28-NATO kërcënon Putin: Nëse prek tokat tona do sulmojmë me forcë të plotë
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, ka paralajmëruar se nëse Rusia “sulmohet” në territorin e NATO-s, blloku do të përgjigjet me “forcën e plotë”.
Z. Sullivan tha se kjo do të nxiste Nenin 5 të NATO-s, i cili thotë se një sulm ndaj një aleati të NATO-s do të konsiderohej një sulm ndaj të gjithë aleatëve.
“Nëse do të ketë një sulm ushtarak në territorin e NATO-s, ai do të shkaktonte thirrjen e nenit 5 dhe ne do të sillnim forcën e plotë të aleancës së NATO-s për t’iu përgjigjur atij,” tha ai për CBS.
15:56-Kryebashkiaku i Kievit: Rusia mund të përdorë armë kimike në Ukrainë
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko deklaroi të dielën se ai është i shqetësuar për mundësinë e përdorimit të armëve kimike ose biologjike nga Rusia në Ukrainë.
Ai theksoi se në Ukrainë po vdesin çdo ditë fëmijë dhe civilë, duke shtuar se forcat ruse po luftojnë kkundër gjithë popullit ukrainas.
15:27-Lufta në Ukrainë, Zelensky: 125,000 civilë u evakuuan përmes korridoreve humanitare
Gati 125,000 njerëz janë evakuuar nga korridoret humanitare nga zonat e luftës në Ukrainë, tha sot presidenti Volodymyr Zelensky në një video.
“Sot, misioni kryesor është Mariupol,” tha ai, duke shtuar se një kolonë humanitare ndodhet aktualisht 80 km larg qytetit të rrethuar, ku më shumë se 400,000 njerëz ishin të bllokuar.
15:18-Ish-komandanti britanik: NATO nuk duhet të përjashtojë vrasjen e Putinit
Aleatët perëndimorë nuk duhet të përjashtojnë mundësinë e vrasjes së presidentit rus Vladimir Putin , thotë komandanti i ushtrisë britanike në pension, Richard Kemp.
Për kolonelin britanik, për t’i dhënë fund kësaj mizorie të pakonceptueshme që po shpaloset në Ukrainë, Aleanca Atlantike do të duhej të merrte në konsideratë edhe këtë skenar.
Duke përmendur si shembuj ish-udhëheqësin e Al Kaedës, Osama bin Laden dhe ish-udhëheqësin e Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, Richard Kemp i tha gazetës britanike Mirror se ata kishin vrarë njerëzimin.
14:59-Sinjale pozitive, delegacioni ukrainas dhe ai rus bëjnë progres në bisedime
Kanë ardhur sinjale pozitive nga delegacioni i Ukrainës dhe ai rus lidhur me bisedimet që tani po zhvillohen virtualisht, përcjell Gazeta Express.
Leonid Slutsky, anëtar i delegacionit rus për bisedimet Ukrainë-Rusi, tha se është bërë “progres i rëndësishëm” në bisedimet me delegacionin ukrainas, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA, shkruan CNN.
4:01-Po raportonte nga lufta në Ukrainë, ushtria ruse vret gazetarin Perëndimor
Policia ukrainase thotë se gazetari, Brent Renaud, nga “New York Times” është vrarë nga forcat ruse.
Ata thonë se një gazetar tjetër u plagos gjithashtu në incidentin në Irpin, një qytet pranë Kievit.
13:49-Sulmi në xhami, Turqia kontakton me Rusinë, i kërkon mbështetje për evakuimin e qytetarëve
Në ditën e 18 të luftës presidenti rus Vladimir Putin është treguar i pamëshirshëm, duke shtuar sulmet në Ukrainë.
Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu ka deklaruar se i kërkoi Ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov mbështetje për të ndihmuar në evakuimin e qytetarëve turq nga një xhami në Mariupol që u sulmua.
“Kam kërkuar mbështetjen e Lavrov për të evakuuar qytetarët tanë”, tha Cavusoglu gjatë një konference për shtyp në Antalia. “Telefonat nuk funksionojnë dhe përplasjet vazhdojnë. Ne shpresojmë për një zhvillim sot.”
13:34-Negociata dështuan, Izraeli dhe Turqia ndërhyjnë për të “pajtuar” Rusinë me Ukrainën
Izraeli dhe Turqia pritet të jenë ndërmjetësit e ardhshëm të raundit për negociatat për luftën Rusi-Ukrainë.
Bisedimet e mëtejshme midis Rusisë dhe Ukrainës mund të zhvillohen javën e ardhshme, sipas Mykhailo Podoliak, një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Sapo të përpunohen formatet e ndërsjella ligjore, do të planifikohet një takim – raundi i katërt i negociatave. Mund të jetë nesër, pasnesër”, i tha Podoliak Belta, agjencisë shtetërore të lajmeve Bjellorusi, të dielën.
Në një kohë që Vladimir Putin ka rritur sulmet mëngjesin e sotëm në Ukrainë, po flitet për një raund tjetër negociatash mes dy vendeve.
Bisedimet e mëtejshme midis Rusisë dhe Ukrainës mund të zhvillohen javën e ardhshme, sipas Mykhailo Podoliak, një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Sapo të përpunohen formatet e ndërsjella ligjore, do të planifikohet një takim – raundi i katërt i negociatave. Mund të jetë nesër, pasnesër”, i tha Podoliak Belta, agjencisë shtetërore të lajmeve Bjellorusi, të dielën.
Rusia ka emëruar një deputete pro -rus për të kandiduar për kryetar bashkie të Melitopolit, pasi rusët morën peng kryebashkiakun ukrainas të qytetit të premten e kaluar.
Deputetja Galina Danilchenko , e cila u emërua për të zëvendësuar kryebashkiakun e rrëmbyer Ivan Fedorov, u bëri thirrje banorëve të Melitopolit që të “përshtateshin me realitetin e ri”.
12:46-“Në emër të Zotit ndaleni masakrën në Ukrainë”, mesazhi i Papa Françeskut për luftën
Papa Françesku ka bërë sërish thirrje për ndalimin e paqes dhe mbizotërimin e paqes në Ukrainë, Rusi dhe mbarë botën.
Papa tha se se ukrainasit po masakrohen dhe bëri thirrje që pushtimi rus të ndalet.
Gjatë fjalës së tij në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan sot, Papa Françesku tha e bombardimet ndaj spitaleve të fëmijëve dhe objektivave civile janë “barbare” dhe nuk kanë “asnjë arsye të vlefshme strategjike” që ta justifikojë këtë veprim.
12:13-Vilat e oligarkëve rusë në Angli mund të përdoren për strehimin e refugjatëve nga Ukraina
Shtëpitë e oligarkëve rusë të sanksionur nga Perëndimi mund të përdoren për strehimin e refugjatëve nga lufta në Ukrainë, tha një ministër i lartë i Mbretërisë së Bashkuar.
12:02-Frikë nga lufta, India zhvendos ambasadën e saj të Kievit në Poloni
India ka vendosur të zhvendosë përkohësisht ambasadën e saj në Ukrainë në Poloni për shkak të “përshkallëzimit të shpejtë të luftës”, tha Ministria e Punëve të Jashtme të Indisë në një deklaratë të dielën.
“Në kuadër të përkeqësimit të shpejtë të situatës së sigurisë në Ukrainë, duke përfshirë sulmet në pjesët perëndimore të vendit, është vendosur që ambasada indiane në Ukrainë do të zhvendoset përkohësisht në Poloni”, thuhet në deklaratë, shkruan CNN. 11:53-VIDEO/ Tragjedi në Itali, përmbyset autobusi që transportonte refugjatë nga Ukraina
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali, kur një autobus me refugjatë ukrainas është përmbysur, duke lënë të vdekur një person.
Aksidenti ka ndodhur në autostradën A14 pranë qytetit të Forlit ,siç raportojnë mediet italiane.
11:30-Presidenti polak: Përdorimi i armëve kimike mund të nxisë ndërhyrjen e NATO-s
Përdorimi i armëve kimike nga Rusia në Ukrainë mund ta shtyjë NATO-n të rishqyrtojë vendimin për të mos ndërhyrë ushtarakisht në konflikt, ka thënë presidenti polak.
Në një intervistë për BBC, Andrzej Duda u pyet nëse beson se presidenti Putin mund të përgatitej të përdorte armë kimike.
“Kjo është diçka që bota nuk e ka parë në këtë shkallë që nga Lufta e Dytë Botërore,” tha ai.
11:12-Rusët s’kanë të ndalur, rrëmbejnë një tjetër kryebashkiak në Ukrainë
Forcat ruse kanë rrëmbyer kryebashkiakun e qytetit jugor të Dniprorudne, tha ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba. Yevhen Matveyev është kryebashkiaku i dytë ukrainas që dyshohet se është rrëmbyer nga avancimi i trupave ruse në tre ditët e fundit.
Kuleba tha se “kriminelët rusë të luftës” e kanë rrëmbyer kryetarin e bashkisë të Dniprorudne, Yevhen Matvejevi.
10:30-Sulmi ajror në bazën ushtarake në Ukrainë, rritet numri i viktimave, të paktën 35 të vrarë
Bilanci i viktimave dhe të plagosurve nga sulmi në bazën ushtarake në Ukrainë është rritur.
The Guardian raporton se deri më tani janë regjistruar 35 viktima, ndërsa numri i të plagosurve është rritur. Burimet thonë se numri i raportuar i të vrarëve tejkaloi shifrën e shpallur nga guvernatori i rajonit Lviv herët në mëngjes të së dielës.
10:22-Forcat ruse sulmojnë trenin për evakuimin e refugjatëve në Ukrainë
Një tren i cili ishte nisur për të evakuuar qytetarët nga Ukraina lindore u sulmua nga forcat ushtarake ruse, duke vrarë një punonjës, ndërkohë një tjetër është plagosur thotë kompania hekurudhore kombëtare e Ukrainës, shkruan BBC.
10:07-Përdoret për stërvitje me NATO-n, çfarë dimë për bazën e bombarduar nga rusët
Forcat ruse kanë bombarduar me 30 raketa bazën ushtarake ukrainase në rajonin Lviv të Ukrainës perëndimore këtë mëngjes.
Zyrtarët thanë se raketat goditën Qendrën Ndërkombëtare për Ruajtjen e Paqes dhe Sigurinë në qytetin e Yavoriv, rreth 10 km (6.2 milje) nga kufiri polak dhe 60 km (37.2 milje) nga qendra e qytetit Lviv.
Baza ka një sipërfaqe prej rreth 390 km katror (151 milje katrore) dhe mund të strehojë deri në 1,790 njerëz, megjithëse nuk dihet se sa persona ishin gjatë sulmit.
09:50-Raketat balistike goditën kryeqytetin kurd të Irakut, pse dyshohet u nisën nga Irani
Në orët e para të mëngjesit të së dielës, kryeqyteti rajonal kurd verior i Irakut, Erbilin, u sulmua me raketa, të cilat u nisën nga Irani tha një zyrtar amerikan për “Reuters”, pa dhënë më shumë detaje, përcjell Express.
Një duzinë raketash balistike goditën Erbilin në orën 1 të mëngjesit të së dielës, duke synuar ndërtesën e re të konsullatës amerikane dhe zonën fqinje të banimit, por shkaktuan vetëm dëme materiale dhe një civil u plagos, tha të dielën ministria e brendshme kurde.
Një korrespondent i televizionit shtetëror iranian me bazë në Irak tha se raketat kishin për qëllim “bazat sekrete izraelite”.
Ushtria ruse ka lëshuar 30 raketa në bazën ushtarake ukrainase afër kufirit me Poloninë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
“Pushtuesit kanë nisur sulme ajrore në Qendrën Ndërkombëtare për Ruajtje të Paqes dhe Sigurisë”, në Javoriv, ka thënë administrata ushtarake e rajonit të Lvivit, në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale.
Objekti 360 kilometra katrorë është më pak se 25 kilometra larg kufirit polak dhe një prej qendrave më të mëdha në pjesën perëndimore të Ukrainë.
09:47-Sulmi ajror në bazën ushtarake në Ukrainë, u lëshuan 30 raketa, 9 të vrarë dhe 57 të plagosur
Lviv, një zonë në perëndim të Ukrainës që më parë mendohej se ishte e sigurt dhe ku refugjatët po iknin, është goditur nga një sulm ajror rus.
Baza e stërvitjes ushtarake Yavoriv, afër kufirit polak, u godit nga disa raketa këtë të diel, thonë zyrtarët.
Deri më tani raportohet për nëntë të vrarë nga ky sulm, ndërsa 57 të tjerë janë plagosur tha guvernatori i rajonit Lviv.
08:46-Rusia: kemi shkatërruar mbi 3500 objekte ushtarake në Ukrainë
Zëdhënësi i mbrojtjes ruse Igor Konashenkov ka deklaruar se 3687 objekte ushtarake në Ukrainë janë shkatërruar deri më tani nga forcat e Vladimir Putin, sipas një agjencie lokale të lajmeve. Mediet ndërkombëtare nuk i kanë verifikuar këto pretendime. Raportimet si Ukraina dhe Rusia nuk munden të verifikohen në gjendje lufte, ndërsa raportimet nga të dyja palët mund të mos jenë të sakta pasi secila ka tendencën të tregojë se është më e fuqishme se kundërshtari.
08:40-Rusia po përparon, Ukraina i bën rezistencë të fortë, “Mbrojtja” bën bilancin e fundit
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin më të fundit mbi luftën, ku thuhet se trupat ruse po përpiqen të rrethojnë forcat ukrainase në lindje dhe të avancojnë nga Kharkiv e Mariupol. Në njoftim thuhet se ushtarët rusë po përparojnë gjithashtu nga rajoni i kontrolluar nga Rusia i Krimesë në jug drejt Odesës – porti më i madh i vendit. Ndërsa Rusia përpiqet të përparojë, ajo po përballet me humbje të mëdha për shkak të rezistencës së fortë ukrainase
07:51-Trump: Jam i vetmi president që nuk e futi SHBA-në në luftë
Në një kohë që lufta në Ukrainë sa vjen dhe bëhet më e ashpër, ish-presidenti i SHBA Donald Trump vijon të tërheqë vëmenje me qëndrimet e tij narciste. Trump ka deklaruar së fundmi se personaliteti i tij e mbajti SHBA-në jashtë luftës gjatë katër viteve të tij në detyrë. Këtë deklaratë ai e ka bërë në një tubim në Karolinën e Jugut.
07:50-Nuk ndalen sulmet në Ukrainë, ka shpërthime në një aeroport
Sulme të njëpasnjëshme janë dëgjuar në orët e para të ditës së sotme në Ukrainë. Shpërthime janë dëgjuar edhe në një aeroport në qytetin perëndimor Ivano-Frankivsk. Kryebashkiaku thotë se aeroporti i qytetit është vënë në shënjestër të një sulmi.
07:36-Sulmi në bazën ushtarake pranë kufirit polak, pse Lviv është i rëndësishëm për Rusinë?
Forcat ruse kanë sulmuar me raketa në një qendër trajnimi ushtarak jashtë qytetit të Lviv. Lviv është vetëm 80 km (50 milje) larg kufirit polak dhe një destinacion për shumë ukrainas që ikin nga pjesë të tjera të vendit, raporton BBC. Në ditët e para të pushtimit, forcat ruse shënjestruan rajone në veri, lindje dhe jug, duke përfshirë kryeqytetin Kiev.
07:29-Lufta e ka kthyer në rrënoja, përse Mariupol është i rëndësishëm për Rusinë?
Mariupoli është përballur gjatë ditëve të fundit me bombardime të rënda ruse, duke shkatërruar rrugë, ndërtesa dhe infrastrukturën kryesore të qytetit. Mijëra njerëz kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ruse. Mariupol ndodhet në juglindje të Ukrainës në veri të Detit Azov. Por përse Mariupol është kaq me rëndësi për Rusinë? Nëse kjo e fundit e merr atë, krijon korridor tokësor për në Krime, të cilën Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014. Ky korridor do të linte të rrethuara ose të izoluara forcat ukrainase nga ana logjistike. Mariupoli është gjithashtu një qytet i rëndësishëm industrial, ku prodhohet hekuri dhe çeliku.
07:16-Rusia shton sulmet mbi Ukrainë, godet bazën ushtarake pranë Lviv
Rusia ka shtuar sulmet mbi Ukrainë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sulmet ajrore ruse goditën Qendrën Ndërkombëtare të Paqeruajtjes dhe Sigurisë (IPSC) pranë qytetit veriperëndimor të Lviv të dielën herët në mëngjes me orën lokale, sipas zyrës së shtypit të qeverisë rajonale të Lviv. IPSC është një bazë e madhe ushtarake që përfshin një qendër trajnimi për ushtarët, kryesisht për misionet paqeruajtëse.
Large Columns of Smoke can be seen rising from the direction of the Yavoriv Military Training Ground 25 miles to the Northwest of the Western Ukrainian city of Lviv which was reportedly hit by Russian Airstrikes a little bit ago. pic.twitter.com/nW4fQ0EiL8
— OSINTdefender (@sentdefender) March 13, 2022