Në kodrat mes fshatit Peshkëpi dhe Kropisht të Vlorës ka rënë zjarr. Mësohet se flakët kanë përfshirë një tokë kodrinore, ndërsa në zonë rrezikojnë djegien edhe stanet.
Po ashtu janë djegur plantacione me ullishte dhe shkurre. Si pasojë e zjarrit nuk rrezikohen banesat. /abcnews.al/