Eshte vetem 13 km larg qytetit te Shkodres, dhe eshte nje nga zonat me atraktive turistike, e pasur me bukuri natyrore, në breg te liqenit te Shkodres.
Fshati Zogaj është në kufi me malin e zi, në breg të liqenit të Shkodrës. Një atrasksion i vërtetë turistik. Degët kryesore janë peshkimi por edhe puna në tezgjah, ku artizanët nuk i kanë harruar traditën duke punuar cdo gjë me dorë.
Zogaj deri ne fund te Luftes se Dyte Boterore ka qene e njohur edhe per perpunimin e lekures te cilen e kane derguar ne Tivar te Malit te Zi, por me 1946 ai repart eshte mbyllur.
Sot nga tradita e vjeter e artizaneve te fshatit Zogaj ka mbetur shume pak dhe ajo ruhet me fanatizem nga Nebije Çotaj dhe disa gra te fshatit te cilat gjitha punet i bejne me tezgjah, por kryesisht qilima dhe shtroja te ndryshme.
Punishten e qilimave e ka te vendosur ne shtepine e saj. Thotë se pandemia e ka goditur dhe kerkesa ka rene. Çdo gje ketu behet me dore, ndersa baza materiale nuk mungon. Vështirsitë për këta banorë janë të mëdha, cdo ditë po përballen me largimin e ikjen por edhe me mungesën e peshkut në liqenin e Shkodrës.
Varkat e peshkatareve edhe pse sezon peshkimi qendrojne te pa levizeshme prej kohesh pasi sasia e peshkut ne liqenin e Shkodres ka rene ndjeshem. Shkak sipas tij është gjuetia e paligjshme.
Dikur kjo zonë ka numëruar 200 shtëpi sot kanë mbëtur rreth 70. Ato janë të ndertuara rreze malit te Taraboshit dhe mberrijne deri ne lartesi 200 metra mbi nivelin e detit, me shkallet karakteristike jane atraksion me vete.
Panorama qe te ofrohet eshte mahnitese. Sot ky fshat po braktiset. Shihen ndertimet e reja por edhe shtepi te vjetra te mbyllura. Nje pasuri e jashtezakonshme dhe me resurse te medha, por thuajse i braktisur nga vemendja e pushtetit vendor dhe qendror. /abcnews.al/