Tre pikat: Si po kërkojnë deputetët ta shpëtojnë PD-në nga Basha dhe Berisha

schedule16:32 - 12 Mars, 2022

schedule 16:32 - 12 Mars, 2022

Mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së po i vjen fundit pas diskutimeve të gjata të deputetëve, të cilët kanë kërkuar një maxhorancë largimin e Bashës nga drejtimi i partisë. Tre nënkryetarët e PD-së, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj kanë kërkuar bërjen një hapi pas nga Basha me kushtin që Berisha të mos kandidojë për drejtimin e partisë. 

Lexo edhe: Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD drejt fundit, Basha pranon të tërhiqet, pritet vendimi i Berishës

Tre janë pikat kryesore, për të cilat kanë rënë dakord deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Pika e parë: Lulzim Basha dhe Sali Berisha bëjnë një tërheqje dhe lejojnë zhvillimet e mëvonëshme në PD që do të mundësonte ribashkimin e partisë;

Pika e dytë: Drejtimin e partisë e merr një grup deputetësh i përbërë nga mbështetës të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, të cilët do të çojnë partinë drejt zgjedhjeve të reja për kryetar;

Pika tretë: Do të punohet për ribashkimin e partisë pas problemeve që kanë patur gjatë muajve të fundit. /abcnews.al