Këtë të shtunë në Partinë Demokratike po zhvillohet mbledhja e deputetëve të grupit parlamentar, një pjesë e të cilëve kërkojnë dorëheqjen e kryetarit Lulzim Basha pas humbjes së zgjedhjeve të 6 marsit.
Gazetari Jurxhin Mustafaraj bën me dije se Basha në fjalën e tij ka thënë se duhet që të gjendet një zgjidhje në interes dhe në të mirë të PD-së dhe jo të Bashës dhe Berishës.
Kryedemokrati Basha në fjalën e tij ka thënës e duhet që të rikuperohet çdo hap i gabuar i hedhur nga ato dhe që përgjegjësinë kryesore e mbaj unë.
“Shpreh gatishmërinë time si kryetar i PD për të ndërmarrë çdo hap që i shërben PD, çdo hap pa përjashtim, pa paragjykim. E rëndësishme të kuptojmë situatën dhe të ofrojmë zgjidhje. Një zgjidhje që i shërben PD dhe gjithë demokratëve jo interesave personale as të miat, as të Sali Berishës, as të askujt tjetër.
Të gjithë demokratëve tu shërbejë në një mënyrë të thellë që t’i bashkoje, t’u kthejë besimin dhe të shtrihet tek shumica e shqiptarëve. Ky duhet te jetë qëllimi ynë. Të kapërcejmë vetveten , duke e nisur nga unë i pari, të gjejmë një zgjidhje, të rikuperojmë gjithçka, përfshirë edhe disa nga hapat e gabuar që mund të kemi hedhur në të kaluar. Kur themi mund te kemi hedhur, përgjegjësinë kryesore e mbaj unë’, ka thënë Basha.
Ndërkohë në mbledhjen e sotme ka munguar Flutura Açka, e cila përmes një postimi në Facebook ka bërë me dije se deputetët e PD-së dinë të jenë të përgjegjshëm.
“Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike
Tani
Deputetët e përgjegjshëm e dinë: nuk mund të jenë sëmundje të buta që prodhojnë agoni, por qenie të përgjegjshme që prodhojnë siguri!”, shkruan Açka
/abcnews.al