Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë. Ashtu sikurse ishte lajmëruar qytetarët u mblodhën në shesh për të vijuar më pas drejt bulevardit.
Gazetari Ermal Vija raporton se pjesëmarrja në këtë protestë është e lartë. Qytetarët kanë ardhur nga qytete të ndryshme të vendit. Ata mbajnë pankarta në duar dhe kërkojnë uljen e çmimeve.
Lexo edhe: “Boll na vodhët”, qytetarët në këmbë për rritjen e çmimeve, mbushin sheshin Skëndërbej
“Boll na vodhët” është banderola që shoqëron këtë protestë. Sakaq, kjo është dita e katërt e reagimit qytetar që kundërshtojnë rritjen e karburantit dhe çmimeve të produkteve. g.v/abcnews.al