Xavi ngre zërin te Barcelona, i bën futbollistët për “ujë të ftohtë”

schedule22:01 - 11 Mars, 2022

schedule 22:01 - 11 Mars, 2022

Barcelona barazoi një ditë më parë kundër skuadrës së Galatasaray, 0-0 në Europa League. Trajnerit Xavi Hernandez nuk i ka pëlqyer loja e skuadrës.

Këtë herë ai ka ngritur zërin ndaj futbollistëve të tij, çka është raportuar edhe në mediat spanjolle ditën e sotme.

“Kush nuk është këtu për të luajtur, le ta thotë që tani!”, raportohet se Xavi u ka thënë lojtarëve të tij, ndërkohë që nuk ka kursyer edhe emra të veçantë në skuadër.

Kjo shkundje ndoshta duhej në këtë moment të sezonit, pasi Barcelona nuk mund t’ia lejojë vetes të mbetet jashtë Champions League. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!