Do të luante në filmin e ri, Cardi B merr vendimin e papritur

schedule17:54 - 11 Mars, 2022

schedule 17:54 - 11 Mars, 2022

Cardi B është tërhequr nga filmi komedi “Assisted Living”, raportoi Deadline. Paramount Pictures thuhet se është detyruar të ndalojë xhirimet pasi reperja mori vendimin drastik. Nëna e dy fëmijëve do të luante rolin e një gruaje që i shpëton burgut dhe përfundon në një shtëpi të moshuarish.

Nuk dihet arsyeja e këtij vendimi por reperja mund të përballet me veprime ligjore pasi hoqi dorë në një kohë kur pritet të nisnin xhirimet. “Assisted Living” do të ishte filmi i tretë i Cardi. Muzikantja u shfaq për herë të parë në filmin “Hustlers” të vitit 2019.përkrah yjeve si Jennifer Lopez, Lizzo.

Cardi B

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!