Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Biden goditje të fortë për Putin: Amerika do të ndërpresë marrëdhëniet tregtare me Rusinë

schedule16:44 - 11 Mars, 2022

schedule 16:44 - 11 Mars, 2022

Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka njoftuar se Amerika do të ndërpresë statusin e “marrëdhënieve normale të përhershme tregtare” me Rusinë.

Gjatë një konference për shtyp, Biden tha se SHBA së bashku me aleatët e tjerë të NATO-s, G7, Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë, Mbretërinë e Bashkuar, si dhe Bashkimin Evropian, “do të shpallin hapa të rinj për të vënë pas murit Putinin, për ta dënuar për hyrjen e ushtrisë ruse në Ukrainë”.

Lexo edhe: “Ndihem sikur një pjesë e zemrës më është thyer”, aktorja e famshme flet për luftën në Ukrainë

Sot konflikti Rusi-Ukrainë ka hyrë në ditën e 16-të të luftimeve, ndërsa bota vazhdon përpjekjet e saj për të zgjidhur krizën në Ukrainë

Këshilli i BE-së vazhdoi diskutimet këtë mëngjes në Versajë për Ukrainën, ndërsa nënpresidentja e SHBA Kamala Harris vazhdon turneun e saj në Evropë dhe niset për në Rumani. Ministri i Bujqësisë i G7 do të takohet për të provuar dhe për të gjetur se si të stabilizohen çmimet e ushqimeve.

Brenda Rusisë, Duma (parlamenti rus) mblidhet edhe një herë për të shqyrtuar masat për të stabilizuar ekonominë e saj pas sanksioneve të rënda dhe Vladimir Putin do të presë homologun e tij bjellorus në Kremlin, përpara se të telefonojë liderin finlandez./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!