Peshon plot 6 ton, ky është momenti i shpërthimit të dronit në Kroaci

schedule15:56 - 11 Mars, 2022

schedule 15:56 - 11 Mars, 2022

Ky është momenti i shpërthimit të një droni që u rrëzua në Jarun të Kroacisë.

Sipas një eksperti të aviacionit ushtarak, ka gjasa që të bëhet fjalë për një dron ukrainas Tu-141, me peshë gjashtë tonë, që përdoret për të qëlluar nga ajri.

Shpërthimi, që ndodhi pas orës 23:00 të së enjtes, frikësoi banorët e Zagrebit. Ky lloj droni, i cili është 14 metra i gjatë dhe ka një hapje krahësh rreth katër metra, mund të mbajë kamera filmike, pajisje regjistrimi infra të kuqe, regjistrues EO dhe radarë regjistrimi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!