Përparimet territoriale ruse në Ukrainë kanë ngecur. Forcat e armatosura ruse nuk kanë bërë asnjë përparim në Ukrainë në 24 orët e fundit, tha këshilltari presidencial ukrainas Oleksiy Arestovych.
“Kundërshtari ynë është ndalur praktikisht në çdo drejtim nga sulmet ajrore, raketat dhe sulmet tokësore.” tha ai.
Ai shtoi se forcat e armatosura ukrainase kishin organizuar kundërsulme pranë kryeqytetit Kiev dhe Kharkiv në Ukrainën lindore. /abcnews.al/

