Moti i keq në Turqi, reshjet e borës paralizojnë Stambollin

schedule10:49 - 11 Mars, 2022

schedule 10:49 - 11 Mars, 2022

Ditët e fundit moti i keq dhe reshjet e dendura të borës kanë përfshirë  Turqinë duke shkaktuar një sërë problematikash, kryesisht në Stamboll.

Mediat bëjnë me dije se për shkak të reshjeve të dendura të borës Stambolli është paralizuar, duke shkaktuar mbylljen e shkollave dhe anulimin e më shumë se 200 fluturimeve.

Ndërkohë autoritetet kanë paralajmëruar se reshjet e borës , që nisën të mërkurën në Stamboll, do të jenë më intensive gjatë fundjavës. Paralajmërimet e përsëritura për qytetarët dhe përpjekjet për të mbajtur të pastra rrugët dhanë rezultat të enjten kur reshjet u përkeqësuan.

Megjithatë, të Premten, qyteti dëshmoi më shumë ndërprerje të trafikut, me shoferë që braktisën makinat e tyre dhe shkuan në këmbë për në punë ose morën tranzit masiv në disa vende.

Ndërkaq, Dhoma e Tregtisë e Stambollit (ITO) njoftoi se qendrat tregtare në qytet do të hapen në orën 12:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00 sipas kohës lokale për shkak të kushteve të motit.

Stambolli një situatë të tillë e përjetoi dhe në janar ku për shkak të reshjeve të borës qyteti  paralizoi jetën e përditshme . /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!