Erdhi me bujë gjatë merkatës së janarit, Partizani i tregon derën sulmuesit serb

schedule10:25 - 11 Mars, 2022

schedule 10:25 - 11 Mars, 2022

Skuadra e Partizanit bën një hap prapa sa i takon sulmuesit të ofruar me shumë bujë gjatë merkatës së janarit.

Sipas “Panorama Sport”, demat janë pranë prishjes së marrëveshjes edhe me 26 vjeçarin e sulmit, Milan Mirosavljev. Serbi ka zhvilluar disa paraqitje me të kuqtë, duke mos bindur stafin.

Vetëm një asist në 150 minuta nuk e kanë bindur stafin teknik, që kërkojnë “divorcin” me shtatëlartin pas vetëm dy muajve në ekip.

Ne kontratë deri në verën e 2023, serbi ka kushtet e tij për një largim para fundit të kontratës, çka ka komplikuar gjerat te të kuqtë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!