Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tha në studion e ‘Log.’ në Abc të gazetarit Endri Xhafo, se rezultati i 6 marsit tregoi se kush është opozita.
Ai tha se mesazhi i demokratëve dhe qytetarëve ishte i qartë, dhe kjo është një shtysë për grupin e Rithemelimit që shërben si shtysë për zgjedhjet e lokale të 2023-t dhe më pas për ato të përgjithshme në 2025-n.
‘Rënia e votave përkthehet në mënyrë absolute në atë pjesë të elektoratit të djathtë. Ne kemi fituar Bashkinë e Shkodrës. Dhe kemi bërë betejën politike me rezultat që na shërben si shkallë në 2023 dhe na shërben në 2025, morëm një mesazh të fortë që tregoi se kush është opozita’, tha Blykbashi.