Kërkesa për dorëheqjen e Bashës? Bylykbashi: Demokratët e kanë shkarkuar në 11 Dhjetor

schedule22:37 - 10 Mars, 2022

schedule 22:37 - 10 Mars, 2022

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi i ftuar në ‘Log.’ në Abc me gazetarin Endri Xhafo, tha se fajtori i vetëm i gjendjes në të cilën ndodhet sot PD është i Lulzim Bashës.

Ai zbuloi se çfarë i kishte thënë Bashës më 9 Shtator, menjëherë pas vendimit të tij për të pezulluar nga grupi parlamentar demokrat Sali Berishës.

Sa i përket kërkesës së ditëve të fundit nga një grup deputetësh demokratë të cilët i kërkuan Bashës dorëheqjen, Bylykbashi tha se Lulzim Basha është shkarkuar nga demokratët në Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit.

Me këtë akt që po bën sepse nuk është vendim, është i paligjshëm, po na përçan partinë, po sakrifikon zgjedhjet e radhës. Ai po merrte një vendim që po shpartallonte Partinë Demokratike. Më 11 Dhjetor PD mblodhi Kuvendin Kombëtar dhe e shkarkuam Bashën. Të kërkosh dorëheqjen është akt asinkron me anëtarësinë. Lulzim Basha nuk është i humburi i madh por problemi i madh i kësaj partie’, tha Bylykbashi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!