Roma e Jose Mourinhos ka arritur të mposhtë me rezultatin minimal 1-0 skuadrën e Vitesses. Verdhekuqtë vujnë jo pak përballë skuarës holandeze, ndërsa iu falen golit të shënuar nga Oliviera, i cili shënpoi në minutat e fundit të pjesës së parë. Pjesa e dytë për portugezin do të ishte për tu harruar, teksa u ndëshkua me karton të kuq 10 minuta para fundit.
Gjithsesi të besuarit e Jose Mourinhos ia dolën të rezistojnë dhe të marrin fitoren, që do ta bëjë edhe më të lehtë sfidën e kthimit në “Olimpico” javën e ardhshme.
Edhe Feyenoordi arriti të fitonte përballë Partizanit të Beogradit, takim që u mbyll me fitoren e thellë të skuadrës holandeze, 5-2. Një rezultat që e bën sfidën e kthimit që do të luhet në Roterdam javën e ardhshme të jetë si një ndeshje përgatitore, pasi rezultati 5-2 nuk lë shumë shpresa te skuadra serbe për përmbysje.
Fitore të thellë morën edhe çekët e Slavias së Pragës, që triumfuan me shifrat 4-1 ndaj austriakëve të Lask Linz dhe tashmë e shohin veten me një këmbë në fazën çerekfinale. Sor shënoi dy herë në pjesën e parë për Slavian, ndërsa më pas ishin ish-sulmuesi i Skënderbeut, Piter Olayinka dhe Traore, që kompletuan suksesin. Një gol i Jasmin Kurtic i dha fitoren Paokut të Selanikut në sfidën ndaj Gentit, megjithatë kualifikimi mbetet tërësisht i hapur dhe do të vendoset vetëm javën e ardhshme në ndeshjen e kthimit në Belgjikë. /f.a/abcnews.al