Tirana, me cilësinë më të keqe të jetesës në Evropë

schedule14:45 - 14 Mars, 2019

schedule 14:45 - 14 Mars, 2019

Tirana renditet e 175-a nga 231 qytete kryesore në botë, për cilësinë e jetesës në vitin 2019. Të dhënat janë publikuar nga indeksi i përvitshëm i kompanisë këshilluese Mercer, që e bën vlerësimin duke u bazuar në 39 kritere të ndryshme.

Kryeqyteti shqiptar renditet e fundit në rajon e në Evropë për cilësinë e jetës. Përllogaritjen e ka bërë indeksi të përvitshëm të kompanisë këshilluese Mercer që analizon 39 kritere të ndryshme ndërmjet të cilave edhe mjedisin politik e shoqëror, mjedisin ekonomik, atë socio-kulturor, shërbimin mjekësor, arsimin, shërbimet publike, mallrat e konsumit e strehimin.

Tirana renditet e 175-a nga 231 qytete kryesore në botë, për cilësinë e jetesës në vitin 2019, duke u ngritur një vend më sipër krahasuar me vitin e kaluar. Qyteti më i mirë për të jetuar në botë vijon të jetë Vjena e Austrisë, e ndjekur nga Zyrihu në Zvicër, Mynih në Gjermani, Vancouver në Kanada, Auckland-Zelanda e Re, Düsseldorf e Frankfurt-Gjermani, Kopenhagen-Danimarkë, Gjeneva e Basel në Zvicër. Listën e qyteteve më të këqija në botë për të jetuar e mbyll Bagdadi në Irak./abcnews.al