Torino do të përballet me Interin ditën e dielë, ora 20:45, takim që është i vlefshëm për javën e 28-të të Seria A.
Te skuadra torineze, gardiani i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha pritet të jetë mes shtyllave për të mbrojtur portën kundër zikaltërve, ndërsa bëri debutimin e tij, në sfidën e luajtur kundër Bolognës
Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit, gardiani shqiptarë ka folur ëpr takimin me Interin dhe vështirësinë që e pret skuadrën e tij në këtë përballje, ndërsa Berisha i ka dërguar edhe një mesazh kundërshtarit se janë gati për të marrë edhe maksimumin.
“Unë kam punuar gjithmonë për të pritur shansin tim dhe tani dua të tregoj veten në fushë, duke mbajtur sa më gjatë vendin e titullarit. Ndaj Interit na pret një sfidë shumë e vështirë, por të gjithë e dinë që edhe Torino është një kundërshtar i fortë. Çdo ndeshje është ndryshe nga të tjerat, por ne jemi gati të japim maksimumin edhe ndaj zikaltërve”, u shpreh Torino. /f.a/abcnews.al