Dy muaj para zgjedhjeve europiane, paritë ekstremiste të djathta kanë shpërndarë teorinë se Bashkimi Europian është krijuar nga nazistët. Këto hamendësime kanë shqetësuar Brukselin, i cili kërkon ndihmën e vendeve anëtare për të luftuar këtë dezinformim.
Bashkimi Europian është i shqetësuar nga rritja e shpejtë e teorive konspirative dhe komplotiste mbi origjinën e Unionit në disa shtete anëtare, por kryesisht në Francë. Sipas këtyre teorive, Bashkimi Europian është krijuar nga nazistët dhe financuar nga CIA. Këto teori paraqitet nga politikanë të ekstremeve të djathta vetëm dy muaj para zgjedhjeve europiane të 26 Majit.
Margaritis Schinas, kryezëdhënës i BE-së: “Ashtu si dhe ju, edhe ne pyesim veten nga vijnë këto teori konspirative apo lunatike në Francë, sipas të cilave Bashkimi Europian qenka krijuar nga nazistët dhe pse ato vijnë tani? Ajo që duam të them, është që në vend që të ketë interesim mbi ata që supozohen në thonjëza të kenë financuar themelimin e Bashkimit Europian, duhet që interesimi të shkojë te financimet e atyre që duan ta shkatërrojnë Bashkimin Europian aktualisht”.
Komisioni Europian ndjehet i vetmuar në këtë betejë kundër dezinformimit dhe i bënë thirrje shteteve anëtare, shoqërisë civile dhe mediave që të luftojnë kundër dezinformimit.
Margaritis Schinas: “Dua të theksoj, se disa herë kemi përshtypjen që jemi shumë të vetmuar në këtë betejë. Kur sulmohet Brukseli, krijohet përshtypja, se shtete anëtare nuk preken nga ky sulm, Ndaj them, që ndihemi të vetmuar. Në fakt, sa herë që sulmohet Brukseli dhe Bashkimi Europian sulmohen gjithashtu kryeqytetet e shteteve anëtare dhe shpirti i bashkëpunimit të 27 vendeve. Kjo nuk është një betejë që nuk mund të fitohet nga Brukseli”.
Zëdhënësi i Unionit kërkoi marrëveshje dhe mbështetje të institucioneve të tjera europiane, të shteteve anëtare, shoqërisë civile pasi sipas tij, kjo është një betejë komplekse dhe shumë e komplikuar./abcnews.al