7 pulovra me ngjyra për t’i dhënë lamtumirën dimrit me stil

schedule13:12 - 10 Mars, 2022

schedule 13:12 - 10 Mars, 2022

Mendoj se ky është fillimi i fundit për dimrin dhe se pranvera është afër. Pra, le t’i themi lamtumirën sezonit me pulovra të bukura dhe shumëngjyrëshe që mund t’i përfshijmë në paraqitjet tona të ardhshme pranverore.

Në rast se i keni rregulluar tashmë veshjet tuaja dimërore dhe po përgatiteni për të nxjerrë nga dollapët rrobat pranverore, mos u shqetësoni. Mund të bëni një investim përfundimtar për garderobën tuaj dimërore, duke përfshirë edhe pulovrat me ngjyra më elegant. Ngjyra është një pjesë thelbësore e këtij tregu, pasi nuancat intensive janë një nga tendencat më të mëdha të modës.

Veshja “e ndërmjetme” perfekte për dimër dhe pranverë

Çfarë mund të veshim për t’u ndjerë më mirë ose për të shprehur gëzimin tonë? Një set me ngjyra. Një pulovër me ngjyra do të ” bëjë punën” në mënyrë perfekte, duke qenë një veshje që mund të vishet në dimër me shtresa shtesë dhe në pranverë, me xhinse dhe funde. Disi, blu, jeshile, e verdhë, vjollcë dhe e kuqe dhe neoni vijnë në jetën tonë. /abcnews.al