Mbrëmjen e sotme në emisionin “Byro Politike” paneli i të ftuarve kanë diskutuar rreth temës “Beteja politike në rrjetet sociale”. Të ftuar ishin kryeredaktori i Klan Plus Mentor Kikia, gazetari Sokol Shameti, pedagogu Ilir Kalemaj dhe pedagogu Erion Kristo, kanë ndarë mendimet e tyre për mediat sociale dhe ndikimin që ato kanë.
Duke marrë shkas nga bllokimi i rrjeteve sociale ditën e sotme si “Facebook” dhe “Instagram”, ka folur Mentor Kikia i cili u shpreh se këto janë aksesorë të ditëve të sotme, pa të cilët mendohet se jeta do pushojë së funksionuari.
Mentor Kikia: Në “Klan Plus” ne e bëmë lajm bllokimin e rrjeteve sociale. Nuk punonte “Facebook” dhe “Instragrami”. Ne aty kujtuam atë gruan e famshme të Beratit ku tha se ne nuk dua as bukë, as ujë, as asgjë vetëm nju mos u zini dhe ne aty thamë nuk duam asgjë vetëm të na vijë “Facebook”. Mendoni sikur nuk ka as e-mail, as “Facebook”, as celularë duket sikur tashmë nëse hiqen këta aksesorë të teknologjisë së kohës jeta do pushojë së funksionuar. Unë nuk mendoj se nuk do pushojë por do të ndryshojë tmerrësisht.
Sokol Shameti: Gjithmonë ka qenë kusht dhe rrjetet social janë teknologjia e kohës moderne. E vërteta e “Facebook” qëndron në faktin se befas “Facebook” ka kaluar disa etapa sepse arrin ta shndërroj çdo përdorues të vet në një burim informacioni. Ti aty nuk je thjesht një media që jep informacion por edhe merr informacion. Aktualisht me anë të “Facebook” gara është e barabartë mes një politikani dhe një qytetari të thjeshtë që mund ta konkurrojë. Ti mund të jesh politikan që ke para dhe ndjekës dhe me para mund t’i blesh ndjekësit nga Kina dhe Rusia, por ai nuk mund ta blejë dot pajtueshmërinë sociale si një njeri tjetër që ka mendimet e veta dhe ka influencë.
Ilir Kalemaj: Në botën e informacionit ku jemi ne sot japim një shumëllojshmëri informacionesh, pikëpamjesh arrijnë të krijojnë ndasi dhe të shfrytëzohen dhe keqpërdoren politikisht. Një video në Francë tregonte Presidentin Macron i cili para dy tre vitesh kishte qenë në një dasmë armene dhe shfaqet duke kërcyer dhe përballë këtij momenti ishin vënë jelekë verdhit. Kjo ishte video e paguar nga rusët dhe ishte shpërndarë me shpejtësi. Rasti i një femre në Gjermani e cila akuzoi se ishte përdhunuar nga një grup afganësh, sirianësh duke dëmtuar popullaritetin e Merkel e cila ishte pro emigranteve dhe kjo video ka qenë shumë aktive dhe ka paguar nga Rusia.
Erjon Kristo: Ja di për nder Blend Salajt që më bëri komunist sepse ai ma mësoi “Facebook” që në 2002 dhe i kam thënë ishalla të del lotaria amerikane. Unë me thënë të vërtetën e përdor “Facebook” si një lloj spiunazhi sepse duke parë reagimet nga shtresa të ndryshme të shoqërisë aty ngre dhe një opinionin tim. Mjafton se ca bëhet dhe shikoj frymën ndaj ngjarjeve që ndodhin dhe moduloj edhe qëndrimet e mia. Për çdo ngjarje nuk ka dy qëndrime në Shqipëri por duhet të jesh i pranueshëm dhe të kesh një qëndrim më të gëlltitshëm. Unë përpiqem të kuptoj edhe palën tjetër./abcnews.al