Britania e Madhe ngrin asetet e shtatë biznesmenëve rusë

schedule10:44 - 10 Mars, 2022

schedule 10:44 - 10 Mars, 2022

Britania e Madhe ka ngrirë asetet e shtatë biznesmenëve rusë, duke përfshirë Roman Abramovich, Igor Sechin, Oleg Deripaska dhe Dmitri Lebedev pasi ata u shtuan në listën e sanksioneve pas pushtimit të Ukrainës.

Abramovich është pronar i Chelsea Football Club, Deripaska ka aksione në En+ Group, Sechin është shefi ekzekutiv i Rosneft dhe Lebedev është kryetar i bordit të drejtorëve të Bank Rossiya.

“Nuk mund të ketë strehë të sigurt për ata që kanë mbështetur sulmin e egër të Putinit ndaj Ukrainës”, tha kryeministri britanik, Boris Johnson.

Kurse sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss tha:

“Sanksionet e sotme tregojnë edhe një herë se oligarkët dhe kleptokratët nuk kanë vend në ekonominë apo shoqërinë tonë. Me lidhjet e tyre të ngushta me Putinin, ata janë bashkëpunëtorë në agresionin e tij. Gjaku i popullit ukrainas është në duart e tyre, ata duhet të ulin kokën me turp. Mbështetja jonë për Ukrainën nuk do të lëkundet. Ne nuk do të ndalemi në këtë mision për të rritur presionin mbi regjimin e Putinit dhe për të mbytur fondet për makinën e tij brutale të luftës.” /abcnews.al/