Besimi i përgjithshëm që mbizotëron është se disa shenja të zodiakut përshtaten në mënyrë perfekte dhe të tjerat as që duhet të ecin në të njëjtin trotuar.
Kjo, logjikisht nuk mund të jetë një ligj, pasi në disa raste hetronimet tërhiqen dhe përfundojnë duke krijuar reaksione kimike absolute.
Nuk po themi që një marrëdhënie pasionante është e qëndrueshme, por themi se janë dy shenja në dukje të pashoqe, të cilat megjithatë mund t’i bëjnë marrëdhëniet të lakmueshme edhe në planin afatgjatë.
Po flasim për Gaforren emocionale dhe të dashur dhe Ujorin cinik dhe racional. Në këtë marrëdhënie që duket shpërthyese, emëruesi i përbashkët është burimi i humorit dhe nevoja e të dyve për vëmendje, dashuri dhe pranim.
Po, ata mund të jenë shumë larg njëri-tjetrit, por nëse vendosin të lënë mënjanë dallimet e tyre, krijojnë lidhje të thella dashurie dhe zakonisht kjo përfundon në krijimin e një familjeje.
Nuk po themi se është e lehtë, por po themi se nëse bukuria është në kontrast.
Dashuria, në fund të fundit, është një akt revolucionar dhe nuk futet në kallëpe, ndaj një provë do t’ju bindë.
Gaforrja mund të jetë dita dhe nata e Ujorit, por nëse të dy e gjejnë, mund të arrijnë atje ku pak kanë shkuar, në të gjitha fushat./abcnews.al