Paqe apo përshkallëzim lufte? Ministrat Kuleba dhe Lavrov mbërrijnë në Antalia

schedule08:02 - 10 Mars, 2022

schedule 08:02 - 10 Mars, 2022

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dhe ministri rus Sergei Lavrov kanë mbërritur në Antalia, në Turqinë jugore, ku do të takohen për të diskutuar krizën e vazhdueshme mes Rusisë dhe Ukrainës.

LEXO KËTU të gjitha për pushtimin e Ukrainës nga Rusia

Është hera e parë që nga fillimi i luftës që përfaqësuesit e dy qeverive dhe jo negociatorët e tyre janë ballafaquar.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shpresoi dje se bisedimet mund të “hapnin rrugën për një armëpushim të qëndrueshëm”. /abcnews.al/